Stoltenberg do të takohet me Osmanin

Aktuale

Stoltenberg do të takohet me Osmanin

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:41
Stoltenberg, Osmani

Më 7 shtator, e enjte, pritet të ndodhë një takim në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç është bërë e ditur në një komunikatë për media, ky takim është paraparë të mbahet në selinë e NATO-s.

Pas takimit, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Osmani do të organizojnë një konferencë për shtyp.

Kjo konferencë për shtyp do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të internetit të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat