“K-9 e kap drogën”/ Qentë inteligjentë të Policisë së Kosovës

Aktuale

“K-9 e kap drogën”/ Qentë inteligjentë të Policisë së Kosovës

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është shënuar 24-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës.

Ku është bërë edhe ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Qytetarët kanë pasur mundësi që të informohen nga afër për pajisjet e Policisë si dhe të bëjnë foto më njësinë speciale.

Përmes një aktiviteti të organizuar morën pjesë, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha si dhe shumë personalitete të larta shtetërore, ku shprehen urimet e tyre, ndërsa u shprehen se ndjehen krenar për këtë polici.

Xhelal Halili i cili është pjesë e policisë së Kosovës që 21 vite është shprehur krenar dhe shume i lumtur për arritjet e kolegeve të tij.

Halili tashmë që 11 vite është në njësitin K9 i cili më qenin e tij Lisa është i certifikuar në leminë e kërkimit për lënde narkotike dhe për para.

Ata kanë 11 vite së bashku që punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat