“Kam qenë me të” – Axhami tregon detaje për vrasjen e komandant Bardhit

Aktuale

“Kam qenë me të” – Axhami tregon detaje për vrasjen e komandant Bardhit

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:12
Enver Axhami

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Axhami, ka dhënë një deklaratë lidhur me vrasjen e komandant Bardhit, për të cilin ka thënë se ka qenë vetëm shoqërues i tij.

Axhami ka rrëfyer se ishte pranë komandant Bardhit në momentin e vrasjes dhe ka bërë të ditur se ata janë goditur nga larg, ndërsa ora ishte 1 e gjysmë e ditës.

Në pyetjen se kush ishte autori i vrasjes, Axhami është përgjigjur duke thënë se ai nuk mund të përcaktojë se a ishin shqiptarë apo serbë ata që kishin kryer vrasjen.

“Kam qenë me të. Kemi ra në prit nga 30 metra, ora 1 e gjysmë e ditës. Me dit nga kush, e kisha kry procesin vet”, ka thënë Axhami.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera detaje se si arriti të mbet gjallë.

Kujtojmë se, kjo çështje ka shkaktuar debat të madh në Kaçanik, pasi ka pasur polemika sesi është vrarë komandant Bardhi.

Axhami ka theksuar se aktualisht pushteti është përgjegjës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe është detyra e gjykatave të hetojnë.

“Si kam parë as nëse kanë qenë shqiptar apo serbë. Shoku më është plagosur komandanti më është vrarë. Po tash punë ka këtu pushteti dhe jo Enver Axhami, pra gjykatat”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat