Kalimi me patent shoferë të Kosovës në Austri, këto janë kategoritë që përfitojnë

Aktuale

Kalimi me patent shoferë të Kosovës në Austri, këto janë kategoritë që përfitojnë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë me dije se që nga 1 shtatori lejohet kalimi nëpër shtetin austriak me patentë shoferë të Kosovës.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se nga ky lehtësim përfitojnë këto kategori:

Qytetarët e Kosovës që në Austri ndodhen si vizitorë,

Qytetarët e Kosovës që nëpër Austri kalojnë transit,

Qytetarët e Kosovës që kanë qëndrim të përkohshëm në Austri.

Ndërsa ky lehtësim nuk vlen ende për të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët në Austri kanë qëndrimin e tyre të rregullt me leje qëndrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat