Takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel/ Analisti: Nuk ka sinjale për rezultate konkrete

Aktuale

Takimi i radhës Kosovë-Serbi në Bruksel/ Analisti: Nuk ka sinjale për rezultate konkrete

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, mblodhi sot përfaqësues të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre kreun e shtetit Bajram Begaj dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në samitin e Procesit të Bërdo-Brionit iu bë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërpresin komunikimin, ndërsa takimi në Maqedoninë e Veriut u fokusua në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Kosovës u shpreh optimiste se shtete si Kroacia, do të “lobojnë” për heqjen e seksioneve të BE-së kundër Kosovës për shkak të zhvillimeve të ndodhura në veri të vendit.

Kjo temë u diskutua në “Ballkan update’ me gazetaren Linda Karadaku. Analisti nga Kosova Melazim Koci tha se përkundër rolit konstruktiv që ka kjo nismë, ajo nuk e ka fuqinë reale për të ndikuar në heqjen e sanksioneve të BE-së.

“Nisma është kisha për të thënë nismë konstruktive, po me mundësi modeste. Ajo është iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia, si urë lidhëse e dy vendeve anëtare të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimore, që aspirojnë anëtarësimin në BE.Nuk mendoj se kjo nismë mund të heqë sanksionet”, tha ai.

Në takimin e radhës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 14 shtator, me ndërmjetësim të BE-së, analisti shprehet se nuk pret rezultate konkrete, por shtoi kjo do jetë vazhdimësi e gjendjes aktuale.

“Nuk ka rezultate konkrete dhe nuk ka sinjale se ai takim të prodhojë rezultat, krejt çfarë mund të bëjë ai takim mbajta e status qou-s në veri, pra moslejimi i përkeqësimit të situatës në veri. Për ta prioritare është se nuk duan konflikt në atë pjesë të Kosovës dhe ky është angazhim i tyre dhe këtë e bëri shumë të qartë shefi i NATO në takimin me zonjës Osmanit në Bruksel ku i bëri të qartë se nuk behët të lëvizet me forcat speciale pa koordinim me KFOR, Ishte sinjal shumë i prerë dhe kjo është kuptuar shumë mirë në Kosovë. “Nuk pres asgjë dhe besoj se synimi i BE minimumi të ruhet kjo gjendje. Vuçiç do dalë me kërkesë për asocacioni, dhe këtë Kurti nuk do ta pranojë dhe do ta kemi këtë gjendje. Marrëveshja franko-gjermane shkon në favor të Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat