Tali: Këso sulme në shtetet fqinje ka ekzekutuar Serbia që nga fundi i shekullit 19

Aktuale

Tali: Këso sulme në shtetet fqinje ka ekzekutuar Serbia që nga fundi i shekullit 19

Nga: M.H. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit.

Sipas tij, asgjë nuk është e re pasiqë këto sulme janë traditë e Serbisë që nga fundi i shekullit 19, përcjell “Bota sot”.

Tali ka disa kritika në lidhje me inkurajimet që emisarët e involvuar në sagën Kosovë – Serbi i bënë Vuçiqit.

Postimi i plotë

Asgjë e re - tradita vazhdon - sulm tamam alla Serbi.

Këso sulme në shtetet fqinje ka ekzekutuar Serbia që nga fundi i shekullit 19.

Pra, që kur vet u njoh nga Fuqitë e Mëdha, dhe filloi të zhvillohet si shtet sovran.

Ushtarë profesionalë të organizuar nga ministritë e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, në grupe nga 10 - 20 ushtarë (por edhe më shumë varësishtë nga aksionet), ekzekutonin këso sulme si kundër Austro-Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë apo Perandorisë Turke.

Ashtu që në vitin 1903, nën obrellën e gjeneralit Jovan Atanackoviç, i cili ishte ministër i Mbrojtjes, zyrtarizohen me emrin "çetnik". Pastaj kjo organizatë zhvillohet edhe në tutje, dhe, me 1911, krijohet "Dora e zezë", e cila specializohet për sulme terroriste.

Në vitet 90'ta, dihet mirëfilli se me këso ekipesh udhëheqte Bllagoje Axhiçi e Petar Graçanini, në Kroaci e pastaj në Bosnje, për ta vazhduar pas tyre Stanishiçi me Ojdaniçin e Pavkoviçin.

Por, por, pa inkurajimet e fundit që ua bënë Vuçiçit tre emisarët e involvuar në sagën Kosovë - Serbi, Vuçiçit "synin me ja nxjerr" nuk kish guxuar OKB'ës me ju adresu me atë ton ashtu siç bëri para dy dite, se më me ndërmarrë dicka të tillë, si sot në ora 3 të mëngjezit, as që kish guxuar me ëndrru në ëndrrat e tija më të çmendurat.

Ngushëllime Families së martirit Afrim Bunjaku, dhe shërim të shpejtë për trimin Alban Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat