Bielamowicz: Operacion i planifikuar dhe ekzekutuar nga shërbimet serbe

Aktuale

Bielamowicz: Operacion i planifikuar dhe ekzekutuar nga shërbimet serbe

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se operacioni sotëm në veri të Kosovës është i planifikuar dhe i ekzekutuar tërësisht nga shërbimet serbe.

“Një audio e zbuluar konfirmon raportet për të shtënat e vazhdueshme në manastirin e Banjskës ku fshihet një grup prej 30 personash të armatosur të kontrolluar nga Beogradi pas vrasjes së një polici të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Një operacion i planifikuar dhe i ekzekutuar tërësisht nga shërbimet serbe”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sipas tij Pamjet e të shtënave në vazhdim në qytetin kufitar të Banjskës me shumicë serbe dhe vrasja e policit të Kosovës në një pritë nga bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi, janë rezultat i drejtpërdrejtë i hapave të fundit qetësuese nga SHBA dhe BE ndaj autokratit të Serbisë Vuçiq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat