Kurti: Dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë për të na frikësuar

Aktuale

Kurti: Dy vjet më parë Serbia dërgoi avionë luftarakë për të na frikësuar

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 19:19
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot dy vite më parë Serbia dërgoi avionë luftarak në kufirin e Kosovës për të krijuar frikë.

Përmes një cicërime në Twitter, Kurti tha se që nga ajo kohë agresioni dhe dhuna e Serbisë ndaj Kosovës është intensifikuar.

Megjithatë, kryeministri tu shpreh se Kosova mbetet e vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë Kosovën.

“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e ”, u shpreh Kurti në këtë postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat