Presidentja Osmani takon Ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Aktuale

Presidentja Osmani takon Ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës

Si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat