​Rashiq: Është rritur interesimi nga komunitetet joshumicë për subvencionimet nga Qeveria

Aktuale

​Rashiq: Është rritur interesimi nga komunitetet joshumicë për subvencionimet nga Qeveria

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:35
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në takimin e mbajtur bashkë më Kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim, ha se arsyeja e këtij bashkëbisedimi është që t’i dëgjojnë komunitetet për kërkesat dhe kritikat e tyre.

Subvencionimin e qeverisë për ndërtimin e shtëpive dhe furnizimin me elemente shtëpiake e cilësoi hap rekord për mbështetjen e komuniteteve, derisa theksoi se si ministri po japin përkrahjen e duhur për komunitetet jo shumicë.

“Ju kujtoj që nga fillimi i vitit, në muajin shkurt, për herë të parë kemi shpallur thirrjen për të gjitha subvencionet që i japim. Këto janë nga ato për ndërtimin e shtëpive, renovimet, materialet ndërtimore, keni elemente të këtyre elementeve të kuzhinës, mobilje dhe personale, le t'i quajmë kështu, subvencione individuale. Dhe për herë të parë në historinë e ministrisë, ne vendosëm, do të thosha, një nivel të lartë transparence, ku kishim rreth tre mijë e pesëqind aplikantë, që përsëri, për mendimin tim, ndoshta është një lloj rekord në këtë drejtim. Por jo vetëm kaq, ne erdhëm në maj në fillim të qershorit, ia dolëm me mbështetjen dhe ndihmën e plotë të kryeministrit Kurtit dhe gjithashtu të zonjës Rexhepi, ia dolëm me një fond tjetër shtesë që lidhet me zhvillimin ekonomik, i cili sipas mendimit tim modest është ndoshta më i nevojshmi dhe ne jemi brenda tij një fond prej 3 milionësh si pilot në ministri që po bën diçka të tillë për herë të parë. Prakticitetin që tha vetë zoti kryeministër, duke qenë pranë njerëzve, mendoj se ia dolëm ta transformojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” tha Rashiq.

Ai tha se në krahasim me vitin e kaluar këtë vit komunitetet joshumicë kanë rritur interesimin për t’i mirëpritur ndihmat nga qeveria.

“Në përgjithësi mendoj se nuk është një rezultat i veçantë nëse një anëtar i komunitetit që fatkeqësisht jeton në disa rrethana që nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi, mendoj se nuk është një sukses i veçantë edhe pse është e nevojshme, nuk është akoma një sukses nëse ia ndërtojmë një shtëpi ose ia rinovojmë ose nuk e di nëse janë disa nga elementet e kuzhinës, unë jam më shumë mbështetës i asaj metodologjie që ne në fakt t,i mundësojmë, që ai ose ajo mund të ndërtojnë një shtëpi për vete sepse është ndoshta e pazakontë dhe shumë e veçantë përvoja e ndërtimit të një shtëpie për veten dhe familjen tuaj. Gjithashtu, sipas listës sonë, tani kemi 215 aplikantë, të cilët presin shqyrtimin apo përpunimin t dhe kjo është vetëm nga tetë komuna, si një tregues do t'ju kujtoj se në momentin e fillimit të vitit kur, më duhet ta lidh me ardhjen time, ne gjetëm gjithsej 19 aplikime, dhe që nga marsi, kur krijuam bazën e të dhënave për të kthyerit, ju ndoshta të gjithë e dini dhe keni kaluar nëpër trajnime, kemi përjetuar një rritje të madhe të interesimit, por edhe unë kam besuar dhe me pëlqen te besoj se është për shkak te ndryshimit te politikes dhe përsëri po ju referohem fjalëve dhe shembujve të kryeministrit te afërsia që bashkëqytetarët tanë mund ta ndjenin me ministrinë dhe me këtë kishim një rritje” shtoi Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat