Komandanti i KFOR-it në Zagreb, flet për sigurinë në Kosovë pas sulmit terrorist në veri

Aktuale

Komandanti i KFOR-it në Zagreb, flet për sigurinë në Kosovë pas sulmit terrorist në veri

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:45
Foto nga takimi

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot ka shkuar në Zagreb të Kroacisë për të folur për ngjarjet e fundit dhe situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai ishte i ftuar si folës në Iniciativën e 11-të për Bashkëpunim Mbrojtës (DECI) me pjesëmarrjen e shefit të mbrojtjes së Shqipërisë, Austrisë, Kroacisë, Hungarisë, Italisë, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton KFOR në X, Ristuccia informoi “të pranishmit për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, si dhe dha një pasqyrë të situatës aktuale pas ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator”.

DECI është një nismë politiko-ushtarake e udhëhequr nga Italia për të promovuar një projekt që synon të rrisë shkallën e bashkëpunimit midis vendeve në afërsi të detit Adriatik me qëllim që të nxisë përcaktimin e një politike të përbashkët ushtarake për sigurinë dhe mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat