Mblidhet Qeveria, merr dy vendime

Aktuale

Mblidhet Qeveria, merr dy vendime

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës i ka nxjerrë dy vendime në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmjen e së hënës.

Sipas një komunikate për medie të Qeverisë, në këtë takim të kabinetit qeveritar është miratuar Projektligji për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë si dhe është emëruar Komisioni i Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore, për Grupin Specialist i Administrimit të Përgjithshëm, Grupi Nr. 58.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka:

– Miratuar Projektligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.

– Emëruar Komisionin e Pranimit për institucionet e Administratës Shtetërore, për Grupin Specialist i Administrimit të Përgjithshëm, Grupi Nr. 58”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat