Një muaj paraburgim pronarit të lokalit në Malishevë ku dyshohet se u helmuan mbi 200 qytetarë

Aktuale

Një muaj paraburgim pronarit të lokalit në Malishevë ku dyshohet se u helmuan mbi 200 qytetarë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Gjakovë- Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit K.Sh., pronari i lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 100 persona, në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Lekë Muqaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Muqaj tha se K.Sh., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ndërsa masa e paraburgimit të njëjtit do t’i llogaritet nga 13 tetori deri më 12 nëntor 2023.

Kjo masë e paraburgimit, të dyshuarit K.Sh., i është caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Njazi Morina.

Ndryshe, mbi 100 persona dyshohen se janë helumuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në lokalin e të dyshuarit në Malishevë,.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje njoftoi se ka vizituar të hospitalizuarit pas rastit të helmimit dhe se gjendja e tyre është e qetë dhe stabile. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat