Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiqi sot e kërcënoi Perëndimin në Tiranë – kjo e keqe do të ndodhë nëse e pranojnë këtë

Aktuale

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiqi sot e kërcënoi Perëndimin në Tiranë – kjo e keqe do të ndodhë nëse e pranojnë këtë

Nga: P.R Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:31
Aleksandër Vuçiq

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, përmes një postimi në facebook ka komentuar takimin e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Sipas Kuçit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sot kërcënoi Perëndimin.

“Vuçiqi sot kërcënoi Perëndimin! Presidenti i Serbisë ka ndjekur një rrugë shumë diplomatike sot në arenën ndërkombëtare. Në një moment të rëndësishëm për politikën e Ballkanit Perëndimor, ai ka dhënë mesazhe se vendi i tij është gati të përqendrohet në aleancat tjera dhe partneritetet strategjike duke e shmangur perëndimin nëse nuk i lejohet arritja e interesave të tyre kombëtare apo merret çfarëdo mase për shkak të veprimeve të saj terroriste në Kosovë”, ka shkruar Kuçi.

“Këtë mesazh e dha duke shkuar vetë [Vuçiqi] në Forumin “Belt and Road Initiative” në Kinë, ku ka shfrytëzuar rastin të takohet edhe me Putinin, ndërsa në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë ka dërguar kryeministren Ana Bërnabiç. Vuçiqi duke dërguar në Tiranë Bërnabiçin dhe duke shkuar vetë në Kinë ka dërguar edhe mesazhin se Perëndimi nuk ka rëndësi për Serbinë më shumë se Kina dhe Rusia”, shtoi Kuçi.

Për fund, Kuçi ka treguar edhe se çfarë do të ndodhë, nëse perëndimi pranon kërcënimin e Vuçiqit.

“Pra, Serbia sot ka kërcënuar hapur perëndimin se çdo masë ndaj saj do shkaktoj kundërefekt dhe nëse Perëndimi e pranon këtë kërcënim kjo do jetë një e keqe e madhe për Ballkanin Perëndimor e sidomos Kosovën”, përfundoi doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat