Vjosa Osmani, në mesin e liderëve më të rinj të zgjedhur në botë

Aktuale

Vjosa Osmani, në mesin e liderëve më të rinj të zgjedhur në botë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:53
Vjosa Osmani

Në listën e udhëheqësve botërorë që u zgjodhën në postin e lartë para së të mbushin 40 vjeç, bën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani, profesoreshë juridike, u zgjodh presidentja e dytë femër e Kosovës në prill të vitit 2021 në moshën 38 vjeçare pasi fitoi më shumë vota nga çdo kandidat në zgjedhjet parlamentare të vendit.

“Mos u ndalni, mos ndaloni së ecuri përpara. Të gjitha ëndrrat tuaja mund të realizohen”, ishte mesazhi i saj për gratë pas zgjedhjes së saj.

Këtë listë e përpiloi gazeta franceze “France24”.

Edhe presidenti i zgjedhur 35-vjeçar i Ekuadorit, trashëgimtari i perandorisë së bananeve, Daniel Noboa, i bashkohet kësaj liste.

Gabriel Boriç, ish-udhëheqës i protestave studentore, u zgjodh presidenti më i ri i Kilit në moshën 35-vjeçare në dhjetor 2021.

Boriç mposhti një kandidat të ekstremit të djathtë me një premtim për ta kthyer Kilin në një “shtet mirëqenieje” më të gjelbër dhe më barazi, edhe pse përpjekjet e tij për të zëvendësuar kushtetutën e kohës së diktaturës së vendit me një tekst më progresiv që lejon abortin me zgjedhje dhe rrit në mënyrë dramatike të drejtat e indigjenëve u refuzuan nga votuesit në një referendum.

Pas tij vjen presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele.

Bukele ishte 37 vjeç kur u zgjodh president i kombit të Amerikës Qendrore në shkurt 2019.

Lufta e tij kundër bandave të dhunshme të rrugës i ka fituar atij lavdërimet e popullatës, pavarësisht kritikave të rënda nga organizatat e të drejtave të njeriut.

Ndërsa ish-bankieri i investimeve Emmanuel Macron realizoi një rritje meteorike nga një ministër pak i njohur i ekonomisë në presidentin më të ri të Francës në vitin 2017, vetëm 39 vjeç, në krye të një partie të re që e stilizon veten si “as të majtë e as të djathtë”.

Irakli Garibashvili i Gjeorgjisë u bë udhëheqësi më i ri i qeverisë në Evropë në vitin 2013, kur u zgjodh kryeministër i Gjeorgjisë në moshën 31-vjeçare, si mbrojtës i ish-udhëheqësit miliarder, Bidzina Ivanishvili.

Leo Varadkar president i Irlandës theu taubë në Irlandën tradicionale katolike kur u bë i pari kryeministër homoseksual në vend në 2017.

Ai ishte gjithashtu i pari nga një pakicë etnike dhe më i riu ndonjëherë, 38 vjeç.

E i fundit është Jakov Milatoviq i Malit të Zi, një ekonomist pro-evropian, i cili dyfishoi pagën minimale. Ishte vetëm 36 vjeç kur rrëzoi udhëheqësin jetëgjatë Milo Gjukanoviq, një socialist, në balotazhin presidencial në prill 2023.

Pozicioni i tij është një pozicion kryesisht ceremonial, por fitorja e Milatoviq tronditi peizazhin politik, duke i hapur rrugën platformës “Evropa Tani” për të fituar zgjedhjet parlamentare dy muaj më vonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat