Zvicra ka emëruar Jurg Sprecher ambasador të ri në Kosovë

Aktuale

Zvicra ka emëruar Jurg Sprecher ambasador të ri në Kosovë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 17:34
Jurg Sprecher

Ambasadori i deritanishëm zviceran Thomas Kolly ka përfunduar misionin e tij diplomatik në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës sot kanë njoftuar gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se për ambasador të ri kanë emëruar diplomatin Jurg Sprecher.

Ditë më parë ambasadori zviceran në largim nga takimi i fundit përshëndetës me kreun e Qeverisë Albin Kurtin, falënderoi kryeministrin për komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt. Ai u shpreh mirënjohës për kohën e tij në Kosovë.

« Jürg Sprecher, aktualisht shef i misionit në Karakas, është emëruar Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Kosovës, me rezidencë në Prishtinë… »

Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë, ndërkaq vetëm për vitet 2022-2025 ka ndarë afërsisht 86 milionë CHF për Kosovën veçanërisht në fushat e Qeverisjes Demokratike dhe Paqes, Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Ndryshimet Klimatike, Uji dhe Shëndeti.

Në intervisten e fundit për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtinë z. Thomas Kolly, ka thënë se “Zvicra sot është investitori i dytë më i madh në Kosovë – Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. »

Jürg Sprecher studioi ekonominë politike dhe menaxhimin e biznesit në Bazel dhe Barcelonë. Ka përfunduar studimet me doktoraturë në shkenca politike në Universitetin e Bazelit, Zvicër.

Në vitin 2009, ai iu bashkua Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA) dhe kreu stazhin e tij në Bernë, Gjenevë dhe Tel Aviv.

Në maj 2010 ai u emërua në Sekretariatin e Përgjithshëm të FDFA si Këshilltar për Çështjet e Këshillit Federal dhe në shkurt 2011 në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Burimeve, më vonë si Zëvendës Shef Seksioni.

Ai u transferua në Madrid në vitin 2014 si zëvendës shef i misionit. Në vitin 2018, ai u kthye në Bernë dhe u dërgua në Departamentin

Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit, ku drejtoi sektorin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës të qendrës së shërbimit të Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe të Sekretariatit të Shtetit për ekonominë SECO.

Në shtator 2020, ai mori rolin e shefit të misionit në Ambasadën Zvicerane në Karakas.

Jürg Sprecher flet gjermanisht, frëngjisht, anglisht dhe spanjisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat