Kadaj-Bujupi: Gabim i Perëndimit përkëdhelja e Vuçiqit, ai po rri në Kinë

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Gabim i Perëndimit përkëdhelja e Vuçiqit, ai po rri në Kinë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:35
Donika Kadaj-Bujupi

Këshilltarja e Presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, deklaroi në “Pressing” në T7 se gabimi i Perëndimit është me vazhdu me përkëdhelë Vuçiqin.

Ajo tha se Vuçiq e ka përkrahë një akt agresion dhe i njëjti nuk duhet të përkëdhelet më.

“Ai është kryetar i një shteti, i cili e ka përkrahë një akt agresioni dhe ka përkrah turma terroriste brenda një shteti tjetër, dhe nuk mundet kjo mu tejkalu dhe nuk është incident.

Pas 24 shtatorit ka ndyrshu gjithçka, gabimi më i madh i perëndimit është me përkëdhelë Vuçiqin sot qysh po vazhdojnë, ku është sot Vuçiqi, në Kinë dhe del thotë, po jam ardhë me bë marrëveshje për me ble armë prej Kinës”, tha Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat