Për dy ditë policia konfiskoi 244 telefona të mençur

Aktuale

Për dy ditë policia konfiskoi 244 telefona të mençur

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë realizuar një aksion ku janë konfiskuar 244 telefona të mençur.

Veç në ditën e parë të aksionit janë konfiskuar 118-të, dhe është mbyllur një biznes (Mobishop) dhe një tjetër është bllombuar, pasi që në momentin kur po realizohej aksioni lokali ishte mbyllur.

Derisa sot, lokali është hapur në prezencën e pronarit nga ana e autoriteteve.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar:

(67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

“Kontrabandimi i mallrave” dhe

“Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat