​Rritet interesimi i qytetarëve për pasaporta gjashtë javë para liberalizimit të vizave

Aktuale

​Rritet interesimi i qytetarëve për pasaporta gjashtë javë para liberalizimit të vizave

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Në muajin e fundit është rritur numri i qytetarëve të cilët kanë shprehur interesim për t’u pajisur me pasaporta. Kjo për shkak se nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Kërkesat për pasaporta janë rritur edhe nga qytetarët e pjesës veriore të vendit.

Numri i përgjithshëm i pasaportave të lëshuara në katër komunat veriore është 5 mijë 800.

Zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj në një intervistë për KosovaPress, ka bërë të ditur se numri i aplikantëve për pasaporta në Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Ndërsa, për qytetarët në veri, Camaj thekson se një mijë persona kanë aplikuar më shumë për pasaporta, krahasuar me vitin e kaluar 2022.

Camaj: Në veri rritet interesimi i qytetarëve për pasaporta

“Serbët veç kanë fillua me i paraqitur kërkesat për pajisje me pasaporta dhe po thuajse numri është i dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë vit janë 1.458 qytetarë që janë pajisur me pasaporta, ndërsa në vitin paraprak në vitin 2022 kanë 855, që do të thotë që sipas informacioneve ditore ne që i marrim nga zyrtarët tanë në veri, vetëm kanë filluar kërkesat me u shtua”, thotë Camaj.

Camaj theksoi se interesimi i qytetarëve për pasaporta ka të bëjë drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave të parashikuar të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Camaj bëri të ditur se në muajin e fundit janë pajisur me pasaporta 25 mijë e 126 qytetarë, duke shënuar një rritje prej 7 mijë e 300 krahasuar me vitin e kaluar.

Camaj: Kërkesat për pajisje të pasaportave është liberalizimi i vizave

Në total në nivel vendi brenda muajit, e kemi bërë krahasimin me vitin e kaluar muajin e fundit, po tani janë shtuar kërkesat e qytetarëve për pajisjen me pasaporta, normal dihet për shkak të liberalizimit të vizave. Ne tashmë nga fundi i vitit edhe e presim diasporën dhe jemi të gatshëm dhe i kemi përfundua të gjitha përgatitjet që t’ju ofrojmë shërbime më të mira më të shpejta dhe më cilësore. Dallimi i shifrave në mes viti të kaluar dhe të vitit të ardhëm, për muajin e fundit, në vitin e kaluar janë 7.300 qytetarë më shumë. Në muajin e fundit janë 25 mijë e 126 pasaporta të lëshuara, kështu që po vërehet se vetëm kanë fillua nga qytetarët mu rrit kërkesat edhe pse pothuajse kryesisht qytetarët të cilët kanë lëvizë nëpër vendet Perëndimore, megjithatë është një kategori e qytetarëvë që s’kanë mundur me lëviz dhe tani e pret liberalizimin e vizave për lëvizje në vendet e Evropës. Në nivel vendi me pasaporta të Republikës së Kosovës janë të pajisur 1,747.876 persona, do të thotë është shifër që të bindë që qytetarët vetëm janë pajisur me pasaporta”, tha Cemaj.

Gjithashtu, Camaj u shpreh se Agjencia e Regjistrimit Civil ka mjaftueshëm materiale për të trajtuar këtë rritje të kërkesave dhe se janë të përgatitur për të shërbyer qytetarët brenda afateve kohore dhe në përputhje me ligjin.

Camaj: Ka material të mjaftueshëm për pasaporta

Ne kemi material të mjaftueshëm edhe me resurse njerëzore jemi përgaditur që t’i dalim në shërbim qytetarëve brenda afateve kohore dhe sipas ligjit që parashihet më së voni 15 ditë... Po ashtu siç e thash më parë dallon me shifra, muaji i fundit me muajin e viti të kaluar diku dallojnë rreth tetë mijë pasaporta më shumë”, thotë ai.

Ndërkaq, në katër komunat e veriut në vend, shifrat tregojnë se rreth pesë mijë pasaporta janë lëshuar për qytetarët. Megjithatë, sipas tij, kërkesat vazhdojnë të rriten ‘duke theksuar nevojën për një përgjigje efikase nga institucionet kompetente”.

Camaj: Në katër komunat veriore janë pajisur rreth pesë mijë qytetarë me pasaporta

Në ofrojmë shërbime për qytetarë në veri, për të gjithë qytetarët që janë shtetas të Republikës të Kosovës, të gjithë ata të cilët kanë jetuar ilegalisht nuk e kanë bërë kërkesa për të pajisur me pasaporta është diçka tjetër, por ne kemi pajisur qytetarë në veri që kanë shfaq interesimin me pasur pasaporta të Republikës së Kosovës. Totali që janë pajisur me pasaporta në katër komunat veriore është diku 5 mijë e 800, që do të thotë se kërkesat janë shtua”, thotë ai.

Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat