Thyhet zyra e AAK-së në Istog

Aktuale

Thyhet zyra e AAK-së në Istog

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyra e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Istog, sot është thyer dhe demoluar nga persona të panjohur. 

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, zyrë kjo që funksiononte gjersa ishte kandidat për kryetar në këtë komunë.

“Po zyra është thyer”, tha Berisha.

Ndërkaq, media ka pyetur në zyrën e informimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, rreth këtij rasti por, ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat