Stoltenberg në Kosovë, Shkodra: Mesazh i qartë, NATO nuk do lejojë levat ruse të destabilizojnë rajonin

Aktuale

Stoltenberg në Kosovë, Shkodra: Mesazh i qartë, NATO nuk do lejojë levat ruse të destabilizojnë rajonin

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Jens Stoltenberg

Ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Selami Shkodra, foli për vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në rajon, si edhe në Kosovë.

“Kjo vizitë e tij vjen pas qarkullimit të lajmeve të ditëve të fundit, për influencën ruse, si edhe qëllimet për të destabilizuar rajonin. Qëllimi kësaj vizite është të japë një mesazh të qartë që të ndërrojnë kursin e tyre dhe të tregojnë vendosmëri me aleancën. Stoltenberg ka nisur vizitën e tij në Bosnje e Hercegovinë, një vend shumë më i ndjeshëm”, ka thënë ai.

Mesazhi do të jetë i njëjtë në të gjithë rajonin, theksoi Shkodra, duke u shprehur se Stoltenberg do të bëjë të ditur se NATO është prezente dhe garanton integritetin territorial dhe politik të Kosovës.

“Besoj që edhe vendet si Serbia do ta bartin mesazhin, por edhe vendi i Kosovës do të marrë një mesazh të qartë që të vijojë procesin e dialogut. Deklaratat e fundit të presidentit Zelensky besoj që do të diskutohen gjithashtu në këto takime”, ka thënë ndër të tjera ai, duke shtuar: “Aleanca atlantike do të jetë prezente në rajon dhe nuk do të lejojë levat ruse të destabilizojnë rajonin”, është shprehur më tej Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat