Kurti: Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, ajo po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës

Aktuale

Kurti: Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, ajo po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës

Nga: A.SH Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:01
Foto nga takimi

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefin e NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se Kosova nuk është vetëm aspiratë, ku sipas tij, Kosova po bëhet bëhet domosdoshmëri e kohës.

Postimi i plotë:

Takimi i tretë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, kësaj radhë si nikoqir.

Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, nuk është vetëm aspiratë. Ajo përherë e më shumë po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës.

Partneriteti për Paqe duhet të jetë hapi i parë, sepse me NATO-n jemi partnerë në qëllime dhe aleatë në orientime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat