Stoltenberg: NATO kërkon zgjidhje, jo prani të përhershme në Kosovë

Aktuale

Stoltenberg: NATO kërkon zgjidhje, jo prani të përhershme në Kosovë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 15:56
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg raportohet të ketë thënë se Aleanca dëshiron një zgjidhje dhe jo një prani të përhershme në Kosovë.

Për agjencisë e lajmeve FoNet me bazë në Beograd, siç shkruan n1info serb, ai citohet të ketë shtuar se NATO nuk dëshiron 5000 trupa në Kosovë, por dëshiron të largohet sapo të jetë e mundur.

Po ashtu paralajmëroi se situata është shumë e rrezikshme për t’u tërhequr tani.

Sipas tij, të gjithë janë të vetëdijshëm se tërheqja e KFOR-it sjell rrezikun e dhunës dhe jostabilitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat