Presioni mbi Serbinë mund të parandalojë tensionet e reja në Ballkan

Aktuale

Presioni mbi Serbinë mund të parandalojë tensionet e reja në Ballkan

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:22
Pamje nga Banjska

I konfirmuar si mundshëm edhe nga perëndimi, ndikimi i Rusisë në Ballkan po mendohet se mund të frenohet me ndihmën e aleatëve perëndimor. Sipas njohësve të politikave në Ballkan, ndërkombëtarët duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë, që ta njeh realitetin mbi Kosovën.

Paralajmërimi i lëshuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, se Rusia po planifikon trazira në Ballkan, trazoi ujërat në selitë e vendimmarrjes në Uashington e Bruksel.

E ditur prej kohës që ndikimi rus në Ballkan kryesisht merr shtrirje përmes Serbisë, aktualisht vendet e rajonit përballen me destabilizime politike e të sigurisë.

Debati aktualisht është vendosur në atë se si duhet të parandalohen tensionet e reja në Ballkan.

Njohësi i politikave në Ballkan, Shkëlzen Maliqi, thotë se situatën do ta qetësonte nëse Serbia do ta njihte realitetin mbi Kosovën.

“Dështimi ose prolongimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, vonesa e Serbisë që të pajtohet me realitetin, njëfarë dore ka qenë pengesë kryesore ose instrument kryesor që të mbahet i gjithë rajoni në tensione. Ju po e shihni që diplomacia evropiane e amerikane kohëve të fundit do me thënë insiston që të realizohet marrëveshja e Ohrit. Kjo është një hap shumë i rëndësishëm nëse vërtetë Serbia pajtohet”, ka thënë Maliqi.

Njohësi i çështjeve politike nga Mali i Zi, Nikollë Berisha, në një prononcim për tëvë1 tha se qasje e butë e perëndimit ndaj Serbisë, ka bërë që tërë rajoni të përballet me situata komplekse.

“Qëndrimi më i prerë i Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe mos linja e Serbisë në mes të dy krahëve, sikur dëshirojmë ta demokratizojmë Serbinë. Serbinë e tillë siç është sot nuk mund ta demokratizojmë … Ndikimi i perëndimit, ndikimi shumë më i ashpër në sistemin merre ose lëre, ndaj Serbisë do të ishte një hap për para”, ka thënë Berisha.

Me qëllim parandalimin e konflikteve të tjera, kresa e institucioneve të Kosovës prej kohësh ka qenë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s meqenëse është e vetmja nga vende e rajonit që nuk është pjesë as e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat