Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

Aktuale

Moti i keq në Prishtinë, tri fluturime zhvendosen në Tiranë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Tre fluturime të planifikuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë mundur të aterojnë si pasojë e kushteve atmosferike.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Gara theksoi se tre fluturimet janë zhvendosur për në Tiranë.

“Ju informojmë se 3 fluturime të planifikuara të aterojnë në ANP ‘Adem Jashari’ nuk kanë mundur te aterojnë për shkak të kushteve atmosferike dhe janë divertuar në Tiranë”, ka thënë Gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat