​Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren këto dy vendime

Aktuale

​Mbahet mbledhja e Qeverisë, merren këto dy vendime

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sonte mbledhje elektronike në të cilën ka marrë dy vendime.

Këto janë vendimet:

Vendimi i parë ka të bëjë me ndarjen e 7 milionë e 54 mijë e 92 eurove për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin nëntor 2023.

Qeveria ka miratuar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat