Arifi kërkoi dorëheqjen e Nagavcit për shkak të rezultatit në PISA, Sinani: Ministrja siguroi librat për nxënësit në Luginë

Aktuale

Arifi kërkoi dorëheqjen e Nagavcit për shkak të rezultatit në PISA, Sinani: Ministrja siguroi librat për nxënësit në Luginë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:28
Ardita Sinani- Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Arbërie Nagavci për shkak të rezultatit të dobët në PISA.

Ndaj kërkesës së tij, ka reaguar këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani, e cila thotë se kjo Qeveri dhe ministrja në fjalë i kanë siguruar librat në shqip nxënësve parashkollorë dhe fillorë në Luginën e Preshevës.

Ajo ka thënë se Arifi duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 17 dhjetorit e të bëjë fushatë në mbështetje të kandidatëve shqiptarë, e jo të gjejë kohë për t’i bërë opozitë Qeverisë Kurti.

Ndërkohë Arifi ka thënë se “Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare”.

Postimi i tij i plotë:

Pas postimit të tij, ka ardhur reagimi i Sinanit:

Shqiprim Arifi në vend se të bëhet gati për zgjedhjet e 17 dhjetorit e të bëjë fushatë në mbështetje të kandidatëve shqiptarëve për rezultat sa më të favorshëm kombëtar përballë Beogradit që shtypë e diskriminon shqiptarët në vazhdimësi,

paska gjetur kohë që t’i bëjë opozitë Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë. Qeverisë dhe ministres që ia ka siguruar librat në shqip nxënësve parashkollorë dhe fillorë në Luginën e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat