Kurti: Të drejtat e njeriut janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit

Aktuale

Kurti: Të drejtat e njeriut janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:11
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në Konferencën hapëse të Javës së të Drejtave të Njeriut, të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).

Kurti shprehu kënaqësinë që ishte për të tretin vit radhazi në konferencën hapëse të Javës së të Drejtave të Njeriut, që këtë vit shënon edicionin e dhjetë, ndërkaq i përgëzoi për përkushtimin e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë përgjatë kësaj dekade.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri tha se beson se të drejtat e njeriut, janë edhe thelbi edhe themeli i qytetërimit.

Gjithçka bëhet aq e vështirë sa që e pamundur nëse nuk besojmë në të drejtat e njeriut dhe gjithçka bëhet aq e lehtë pothuajse, menjëherë e realizueshme atëherë kur besojmë në të drejtat e njeriut”, shtoi më tej.
“Me të gjithë këta, solidaritet, bashkëpunim për barazi edhe për dinjitet. E uroj që këto platforma për diskutim sikurse edhe kjo konferencë të shërbejnë për shkëmbime të dobishme e frymëzim të ri
”, tha në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat