Çitaku: Në politikë e kam ndjerë mbi supe peshën e gjinisë

Aktuale

Çitaku: Në politikë e kam ndjerë mbi supe peshën e gjinisë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:33
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka qenë e ftuar në emisionin “ZANAT të T7.

Në emision po diskutohet tema “Pse po vriten gratë”. Opinioni shqiptar është shokuar pas vrasjes së Liridona Ademajt, më 29 nëntor të këtij viti – dhe i dyshuar kryesor për porositjen e vrasjes së saj është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Çitaku gjatë emisionit ka thënë se “vrasja nuk është njerëzore”.

”Vrasja nuk është njerëzore, njeriu nuk duhet të vras. Njeriu duhet të flas, të argumentoj, debatoj – ndonjëherë humb, ndonjëherë fiton Pjesë e pashmangshme e të qenurit të gjallë Dhuna nuk guxon të trajtohet si vlerë. Nuk është burrë ai që vret gra apo burra. Pikë”, ka thënë ajo.

Më tutje, është diskutuar për sfidat me të cilat përballen gratë në politikë.

Vlora Çitaku ka thënë se e ka ndjerë në politikë peshën e gjinisë, duke thënë se gabimi i saj do të dëmtonte edhe gratë e tjera.

“Unë gjithmonë e kam ndjerë mbi supe peshën e gjinisë. E kam ndjerë që nëse unë gaboj nuk do ta pësoj vetëm unë, por të gjitha gratë në një formë apo tjetër. Kjo është një barrë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat