Kafexhiu: Në Kosovë paguhesh më mirë në ndërtim sesa si gazetar

Aktuale

Kafexhiu: Në Kosovë paguhesh më mirë në ndërtim sesa si gazetar

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:36
Muharrem Kafexhiu

Gazetari Muharrem Kafexhiu tha për “Good Morning Albanians” se në Kosovë, më shumë paguhesh si punëtor ndërtimi se sa si gazetar.

Megjithatë ai thase pavarësisht pagave të rritura, njerëzit sërish zgjedhin të largohen pasi mungojnë kushtet e punës dhe siguria.

“Kryesisht këta që kanë qenë pa kontrata kanë punuar në sektorë të ndryshëm ekonomik, siç është ai i ndërtimtarisë. Unë dua të kujtojë se momentalisht pagat në ndërtim janë më të larta sesa paga ime si gazetar.

Megjithatë mungesa e kushteve i detyroi ata të bëjnë çmos që të largohen edhe pse mund të fitojnë më shumë. Por siguria në punë dhe kushtet, imagjinoni aq poshtë kanë rënë bizneset në Kosovë, saqë kontratën e punës e kanë regjistruar si benefite, diçka jashtë normales. Këtu është ofruar një sistem ku njerëzve u është ngulitur në kokë se perëndimi është e vemtja zgjidhje”,-tha gazetari Kafexhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat