Vuçiç: Na presin presione dhe probleme të mëdha, sepse po ruajmë Kosovën në përbërje të Serbisë

Aktuale

Vuçiç: Na presin presione dhe probleme të mëdha, sepse po ruajmë Kosovën në përbërje të Serbisë

Nga: Fatmir Beka Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka deklaruar sonte në tubimin me mbështetës së SNS që e ka drejtuar deri para pak muajve se “ Na presin probleme dhe presione shumë të mëdha, sepse po ruajmë Kosovën në përbërjen e Serbisë, prandaj na duhet shteti i fortë dhe politikë unike”, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Të gjitha këto presione, probleme edhe kërcënime vijnë se ne nuk po heqim dorë nga ajo që është e jona dhe i takon Serbisë, u shpreh ai.

" Këto i them nga njohurit dhe paralajmërimet që kemi rreth asaj se çka na pret në ditët, javët edhe muajt e ardhshëm, për faktin se po ruajmë Kosovën në përbërje të Serbisë, për shkak se nuk duam të heqim dorë nga ajo që është e jona, ajo që i takon vendit tonë dhe që do të i takojë Serbisë sonë” tha Vuçiç.

Ai shtoi se kjo që thashë është vetëm një pjesë nga ajo që na pret në të ardhmen, pasi do ketë presione edhe rreth mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë por edhe presione tjera.

Por, Vuçiç nuk ka përmend fare futjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit ndër kushtet që duhet plotësoj Serbia në kapitullin 35, ku thuhet se duhet patjetër të bëhet normalizimi i raporteve me Kosovën.

"Në anën tjetër rritja ekonomike as në Evropë as në botë nuk është në nivel të lartë, kështu kjo situatë do të gjeneroj edhe shumë probleme ekonomike, si për tjerët edhe për neve. Prandaj na duhet një shtet i fuqishëm dhe  unik, dhe një politikë” tha Vuçiç.

Sipas tij , për të gjitha këto, me 17 dhjetor nuk shtrohet vetëm pyetja a na pëlqen dikush, por a mund të udhëheqim politikë koherente, koekzistente dhe serioze dh të dimë që të bëjmë një politikë të këtillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat