Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Në Komunën e Medvegjës u pasivizuan mijëra adresa, qytetarët nuk mund të votojnë

Aktuale

Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Në Komunën e Medvegjës u pasivizuan mijëra adresa, qytetarët nuk mund të votojnë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:21
Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Në Komunën e Medvegjës u pasivizuan mijëra adresa, qytetarët nuk mund të votojnë

Në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale për të zgjedhur deputetët për Parlamentin vend dhe drejtuesit e ri të pushtetit vendor.

Zgjedhjet po zhvillohen edhe në Luginën e Preshevës e banuar nga shqiptarë. “Për dallim nga Bujanvci dhe Presheva, në Medvegjë po zhvillohen edhe zgjedhjet lokale”, tha  Jeton Ismaili, redaktor i portalit “Fol online”, për News 24. Ai deklaroi se ka pasur pjesëmarrje të ulët.

“Në komunën e Medvegjës, gati 80% e qytetarëve nuk mund të votojnë për shkak të pasivizimit të adresave”, tha ai, duke shtuar se në këtë komunë garon vetëm një listë shqiptare.

Për të marrë një deputet nga radhët e pakicave, duhen rreth 9 mijë vota, dhe gjasat janë të mëdha që nga Lugina e Preshevës të dalë një deputet për në Parlamentin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat