Jasharaj: Mësimdhënësit nuk kanë faj që ikin jashtë vendit, janë ofenduar e fyer – kushtet e punës nuk janë të shekullit XXI

Aktuale

Jasharaj: Mësimdhënësit nuk kanë faj që ikin jashtë vendit, janë ofenduar e fyer – kushtet e punës nuk janë të shekullit XXI

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 16:49
Rrahman Jasharaj

Nga 23 mijë e 370 mësimdhënës që janë aktualisht, Kosova mund të mbet pa 300 nga ta.

300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për një vit për t’u larguar nga vendi.

Krejt kjo si pasojë e liberalizimit të vizave dhe kushteve më të mira në Evropë.

Kështu të paktën ka konsideruar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai thotë se  kanë frikë se nuk do të kthehen më mësimdhënësit dhe mësim nga ta do të marrin edhe të tjerët mësues që mbesin në Kosovë, thotë Jasharaj.

“Kërkesat për pushim për 1 vit të mësimdhënësve tregon që do të dalin jashtë vendit ata nuk e thonë arsyen  e vërtetë, për shkak të studimeve e situatave në familje. Kjo na shqetëson se mund të mbesin atje mësuesit. Numri 300 krahas 23,370 nuk dukët i madh por nëse këta mbesin jashtë vendit kam frikë se një rrugëtim të tillë do ta ndjekin edhe mësimdhënësit e tjerë”, thotë Jasharaj.

Kjo situatë është shqetësuese për SBASHK-un.

 “Gjermania ka probleme të kuadrit arsimor ashtu do bëhemi edhe ne se arsimi nuk është më atraktivë. Jemi shumë të shqetësuar pasi nga 1 janari nuk do të ketë viza se mësimdhënësit nuk do kthehen më”.

Kreu i SBASHK-ut tregoi për zhgënjimet që kanë mësimdhënësit.

“Kemi frikë se mësimdhënësit tonë me zhgënjimet që i kanë me pensionet, ligjin e pagave, ngritjen irrituese nga 105 në 110 të vlerës së koeficientit do mbesin atje”, tha Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.

Ai tha se mësuesit nuk kanë faj që largohen nga vendi.

Pai sipas tij, Qeveria asnjëherë nuk i realizoi premtimet e dhëna.

“Mësimdhënësit nuk kanë faj se Qeveria nuk e bëri asnjëherë ata që e deklaroi dikur, asnjë premtim. Vlera e koeficienti të jetë 130 euro jo për tu pasuruar mësimdhënësit por t përballën më lehtë me rritje të vazhdueshme të çmimeve, kjo nuk ndodhi”, deklaroi Jasharaj.

Jasharaj tha se figura e mësuesit shpesh herë është ofenduar e fyer.

Kushtet e arsimit në Kosovë nuk janë të shekullit XXI, thotë Jasharaj.

“Figura e mësuesit është ofenduar e fyer, kushtet e punës tejet të këqija nuk janë të shekullit XXI, pasi ende mbahet mësimi me shpuza e shkumësa e pa projektor e llaptop”, përfundoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat