AKP miraton shpërndarjen e 20% për 5 ndërmarrje shoqërore

Aktuale

AKP miraton shpërndarjen e 20% për 5 ndërmarrje shoqërore

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit shqyrtoi raportet e auditimit për Inex Sharr Planina Brezovicë, auditimet e brendshme dhe planin strategjik dhe atë të punës së auditimit të brendshëm.

Në njoftimin e për media thuhet se Bordi i Drejtorëve, pas diskutimit dhe shqyrtimit, miratoi shpërndarjen e mjeteve për Listat përfundimtare të punëtorëve të N.Sh-ve në vijim të përfituesve të 20%: 1. NSH “Treska”; 2. NSH “DES Bratstvo”; 3. NSH KB “Prekovci”; 4. NSH “OBUCA”; 5. NSH KB “Studençani”.

“Në këtë mbledhje, Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Komisionit të Banesave, ku u trajtuan 13 raste, si dhe raportet e Komisionit për shqyrtim të kërkesave për përcaktim të statusit të NSh-ve dhe aseteve të tyre për: 1) KPS/SDR-1527/PRN200 - Pushimorja për fëmijë dhe të rinj "Ganimete Tërbeshi", në Beçiq të Republikës së Malit të Zi, e cila nuk bie nën administrim të Agjencisë dhe SDR 1535 – Vojvodina – Prishtinë, që bie nën administrimin e Agjencisë. Gjithashtu Bordi mori vendim që ndërmarrja PRN028 Stacioni i Veterinës të vendoset në likuidim”, thuhet në komunikatë.

Veç kësaj, Bordi shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet e menaxhmentit lidhur me qiradhënien e 229 - aseteve të NSh-ve në likuidim si dhe 2 - aseteve të NSh Inex Sharr Planina në Brezovicë.

“Për më tepër Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit dhe diskutimit, miratoi propozimet e Autoritetit të Likuidimit për plotësime në shpërndarjet në likuidim për GJI055 - NSH “Fabrika e veglave dhe aparateve elektrike” dhe NSh “Nin Ramiz Sadiku””, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se Bordi u njoftua edhe me dy raportet përfundimtare të procesit të likuidimit nga AKP-ja: 1) PEJ207 NSh “Auto Moto Rival” në Klinë/Pejë dhe 2) PEJ054 Kooperativa Bujqësore “Zahaq” në Pejë, të cilat do të dërgohen në Dhomë të Posaçme sipas procedurave për mbyllje të NSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat