Reagon zëdhënësi i PDK-së për sondazhet: PDK e para si më aktivja

Aktuale

Reagon zëdhënësi i PDK-së për sondazhet: PDK e para si më aktivja

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:54
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Faton Abdullahu, ka reaguar pas sondazhit në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj.

Sipas tij, nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, Abdullahu vlerëson se PDK del partia e parë me 30.6 për qind si më aktivja.

“Qe një shembull i manipulimit të sondazhit dhe esencës së lajmit. Për PDK-në janë dhënë tri opsione rreth opozitarizmit: Memli Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Për LDK-në, vetëm kryetari i saj. Nëse llogariten të gjitha përqindjet drejt, PDK del partia e parë me 30.6 % – si më aktivja. I kuptojmë tendencat e partive që në bashkëpunim me media të shtyjnë përpara lajme të caktuara – sepse efekti i punës së tyre në teren nuk po shihet askund”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat