Nga 1 janari pa viza, por cilat janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit?

Aktuale

Nga 1 janari pa viza, por cilat janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit?

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:06
Ilustrim

Llogaria zyrtare e Integrimit Evropian për Kosovën ka dhënë detaje rreth asaj se cilat do të jenë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit pa viza.

Në njoftim thuhet se nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen.

“Të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen”, thotë njoftimi.

“Në varësi të shtetit anëtar, mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare. Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat