PDK, LDK, AAK “parti mashtruese”, Gashi “zbulon” arsyen pse VV doli e para

Aktuale

PDK, LDK, AAK “parti mashtruese”, Gashi “zbulon” arsyen pse VV doli e para

Nga: N.E Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:02
Lirim Gashi

Në rast të zgjedhjeve të reja partia e Vetëvendosjes mund të dalë përsëri fituese, kështu thotë sondazhi i fundit i publikuar në një nga televizionet e Kosovës.

Sipas sondazhit të realizuar nga “UBO Consulting”, nëse zgjedhjet në Kosovë do të mbaheshin të dielën, atëherë Vetëvendosje do të merrte 48.5%, e pasuar nga PDK-ja me 18.2 për qind, kurse e treta LDK-ja me 17. 9% dhe AAK-ja me 6.8%.

Ky sondazh dhe rezultatet e tij nuk i ka pëlqyer opozitës, por analistët politikë thonë se ata nuk kanë kuptuar nga gabimet.

Lirim Gashi, analist politik thotë se partitë mashtruese të Kosovës PDK, LDK dhe AAK nuk i kanë analizuar gabimet që të mos i përsëriten.

“Sondazhet nga institutet e hulumtimit të opinionit janë aty për të zbuluar shijet, sjelljet, pikëpamjet, qëndrimet dhe vendimet e njerëzve dhe për t'i kthyer ato në përqindje.

Ka sondazhe që hulumtojnë vetëm shijet e njerëzve dhe sjelljen e tyre blerëse për ta përshtatur sjelljen e kompanive të prodhimit dhe shitjes me dëshirat e klientëve.

Sondazhet politike hulumtojnë në mënyrë specifike pozicionet politike të njerëzve, të cilat shndërrohen në kuota apo përqindje.

Sondazhet janë të besueshme dhe reprezentative vetëm nëse përfshihen të gjitha grupet e synuara të gjinisë dhe profesionit të moshës nga 18 deri në 85 vjet.

Partitë politike të vendeve të zhvilluara dhe shoqërive të emancipuara i marrin shumë seriozisht rezultatet e sondazheve dhe përpiqen të kuptojnë opinionet, pikëpamjet, qëndrimet dhe sjelljet e votuesve për të nxjerrë përfundime se ku kanë bërë gabime.

Pastaj, gabimet analizohen dhe nuk përsëriten më.

Por këtë nuk e bëjnë partitë mashtruese të Kosovës Pdk, LDK dhe AAK”, shprehet Gashi.

Ai thotë se opozita i trajtojnë të dhënat statistikore të institucioneve kërkimore si mbretër mesjetarë postierë që japin lajme të këqija apo të mira.

“Ato i trajtojnë të dhënat statistikore të institucioneve kërkimore si mbretërit mesjetarë postierët që japin lajme të këqija apo të mira.

Kur sjellin lajme të mira, ata lavdërohen dhe ngritën në qiell, ndërsa kur sjellin lajme të këqija ata futen verbalisht nën dhe.

Pra, vetë këto parti demonstrojnë marrëzi vetëshkatërruese dhe marrëzia e tyre vetëshkatërruese nuk është rastësi, sepse banon në gjenet e drejtuesve të tyre.

Dhe ata jo vetëm që e meritojnë të jenë vetëshkatërrues por duhet të vazhdojnë të jenë të tillë, sepse nuk kanë treguar kurrë se janë të aftë për të mësuar nga gabimet dhe për t'i përmirësuar ato.

Ndërkaq Vetëvendosje ka marrë gjithmonë më shumë vota se në sondazhe.

Nuk do të jetë ndryshe as këtë here”, shton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat