​Maqedoni: Ushtri me sisteme më moderne të armatimit, është përmbushur ky zotim

Aktuale

​Maqedoni: Ushtri me sisteme më moderne të armatimit, është përmbushur ky zotim

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke përmendur buxhetin e ndarë ndër vite nga Qeveria e Kosovës ka thënë se 204 milionë ishte buxheti i ndarë për ushtrinë gjatë vitit 2023.

Maqedonci ka shkruar në Facebook se pakrahasimisht me qeverisjet e tjera si buxhet e investime, sepse Forca e Sigurisë së Kosovës ka vëmendjen e plotë të Qeverisë.

“Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur. FSK, krenaria jonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Këtë vit për herë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës ndau 2% të BPV për fushën e mbrojtjes, kriter ky i përmbushur deri më tani nga shtatë shtete anëtare të NATO-s.

Lakorja do të vazhdoj ngritjen sepse investimet në ushtri nuk do të ndërpriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat