​Skandale e keqpërdorime gjatë 2023, RDK e quan Kurtin babadimër

Aktuale

​Skandale e keqpërdorime gjatë 2023, RDK e quan Kurtin babadimër

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka ndërmarrë sot një aksion simbolik në shenjë proteste ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti.

Aktivistët e RDK-së e kanë quajtur “babadimër” kryeministrin Albin Kurti, për çka thonë se ky i fundit gjatë këtij viti qytetarëve u ka sjellë vetëm afera, skandale dhe keqpërdorime.

“Sanksione nga BE-ja dhe SHBA-të”, “Zajednicë dhe autonomi”, “Shtrenjtim i energjisë elektrike 115 për qind”, “Afera Zdravo”, janë disa nga mbishkrimet që aktivistët e RDK-së i kanë vendosur nëpër paketimet që ngjajnë si dhurata, në protestën e organizuar sot (e shtunë).

Aktivistja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnore Salihu tha se kryeministri Kurti i ka dëshpëruar qytetarët e vendit tonë, duke vepruar në përkeqësimin e jetës dhe funksionimit të shtetit.

Ajo tha se sot kanë zgjedhur të dalin për të bërë bilancin vjetor të kryeministrit Kurti, derisa i referohet edhe si babadimër që nuk sjell dhurata të mira.

Salihu: Afera, skandale dhe keqpërdorime janë dhuratat që Kurti ua solli qytetarëve

"Sot, së bashku me Rininë Demokratike të Kosovës kemi dalë ta bëjmë balancën vjetore të kryeministrit ose ndryshe siç po e thërrasin “babadimër”. Supozohet që babadimri sjell vetëm dhurata të mira, por kryeministri edhe me këtë rol na ka dëshpëruar. Dhuratat, të cilat ia ka sjellë vendit edhe gjatë këtij viti nuk kanë qenë të tjera, përveçse afera skandale, keqpërdorime përmes së cilave përmes së cilave është përkeqësuar jeta e qytetarëve dhe funksionimi i shtetit tonë. Pas meje mund të shihni vetëm disa dhuratat konkrete, të cilat ky “babadimër” ia ka sjellë Kosovës dhe qytetarëve të saj", tha Salihu.

Edhe më herët Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar aksione të tilla duke shprehur pakënaqësi ndaj veprimeve dhe politikës së Qeverisë Kurti ndaj qytetarëve të vendit tonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat