Zëvendësministri Ahmeti numëron disa nga të arriturat e MPJD-së në vitin 2023

Aktuale

Zëvendësministri Ahmeti numëron disa nga të arriturat e MPJD-së në vitin 2023

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 10:25
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka numëruar disa nga të arriturat e MPJD-së gjatë vitit 2023.

Ahmeti ka thënë se viti 2023 ka qenë mjaft dinamik sa i përket politikës së jashtme ku edhe kanë përfunduar me sukses disa procese të anëtarësimit, e po ashtu ai ka përmendur edhe liberalizimin e vizave.

“Përfundimi i suksesshëm i procesit të liberalizimit të vizave; Votimi i suksesshëm në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës; Anëtarësimi në ICMP; Anëtarësimi në OGP; Anëtarësimi në IIAS; Anëtarësimi në EYCA”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe hapjen e misionit të parë në Poloni.

“Kthimi i marrëdhënieve me Palaun; Rreth 20 konsultime politike me shtete të tjera”, vijon postimi i tij në Facebook.

Ahmeti tutje ka shkruar se kanë arritur edhe mbi 100 marrëveshje dypalëshe me shtete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat