Qytetarët e Kosovës fare pranë lëvizjes pa viza- Ja kur është fluturimi i parë

Aktuale

Qytetarët e Kosovës fare pranë lëvizjes pa viza- Ja kur është fluturimi i parë

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Kanë mbetur më pak se katër orë nga liberalizimi i vizave, ku qytetarët e Kosovës do të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në 27 vende të zonës Shengen.

Fluturimi i parë i qytetarëve të Kosovës do të jetë nesër në orën 8:00 të mëngjesit. Një fluturim tjetër i veçantë të hënën do të jetë do të jetë me fillim nga ora 10:30.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese e ka organizuar udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuizi i BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat