Bombë me telekomandë në zyrën e një auto-salloni në Çagllavicë

Aktuale

Bombë me telekomandë në zyrën e një auto-salloni në Çagllavicë

Më: 10 janar 2024 Në ora: 20:54
Bombë me telekomandë

Mjeti shpërthyes lidhet në telefon, ndërsa shpërthimi aktivizohet nga distanca me telekomandë.

Në Shqipëri janë të shpeshta atentatet përmes kësaj mënyre, por një ngjarje e tillë ka mundur të ndodhë edhe në Kosovë të hënën në zonën industriale në afërsi të Çagllavicës.

Mbi kabinën e zyrës kryesorë në një sallon automjetesh, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, është gjetur një bombë e ngjashme me telekomandë.

Fillimisht një punonjës gjatë mbrëmjes dyshohet se kishte vërejtur një person që kishte dalë nga vetura e tij dhe më pas e kishte vendosur në afërsi të veturave një qese me diçka të dyshimtë.

Punonjësi i auto-sallonit tek gjatë së martës ka vërejtur se mbi kokën e tij, pra mbi kontejnerin që e shfrytëzon si zyre pune, janë dy qese, në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë  08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar -bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

“Një person i cili nuk u prezantua nëse është punonjës ose pronar i auto sallonit nuk pranoi të flasë para kamerës me arsyetimin se nëse flet për ngjarjet e së hënës dëmtohet financiarisht dhe dëmtohet imazhi i kompanisë së tij”.

Nga forcat e rendit rasti është cilësuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa deri më tani nuk ka persona të dyshuar ose të arrestuar për vendosjen e bombës me telekomandë.

Informacione nuk ka as për arsyet me të cilat mund të ndërlidhet ky biznes me personat që kanë mundur ta vendosin qesen me mjet shpërthyes.

Si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, rasti është cilësuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat