​Miratohet në parim projektligji për noterinë

Aktuale

​Miratohet në parim projektligji për noterinë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim projektligjin për noterinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me 27 janar do të mbahet provimi i noterisë. Ajo u zotua se po synojnë që të jetë proces transparent.

Tutje, deklaroi se nuk ka informacione në lidhje me abuzimet qe bëhen për praktikantët.

"Unë kam informacione sa i përket diskriminimit të grave. Unë mendoj që gradualisht jemi në rrugë të mirë për ta rregulluar këtë çështje", tha ajo.

Komisioni për Legjislacion po ashtu po shqyrton raportin e punës për vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat