Parashikimet e Demhasajt për koalicionet e zgjedhjeve të parakohshme

Aktuale

Parashikimet e Demhasajt për koalicionet e zgjedhjeve të parakohshme

Më: 17 janar 2024 Në ora: 23:13
Arton Demhasaj

Analisti politik Arton Demhasaj ka folur lidhur me koalicionet e zgjedhjeve të mundshme të parakohshme në Kosovë.

Ai ka thënë se partia aktuale në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk do të arrij 50 për qind të votave në këto zgjedhje. Sipas tij LVV duke e pasur nevojën e një partneri mund të kërkoj një koalicion me PDK-në ose LDK-në.

“Jemi duke u kthyer në ngjarjet e para 2017-ës, që atë kohë ka qenë koalicioni AAK, NISMA dhe VV si parti opozitare dhe PDK e LDK kanë qenë duke udhëheq shtetin. Po e shoh në atë rrugë. Përderisa e shohim Vetëvendosjen që mund të jetë e pakontestueshme si parti që mund të dali e para tash varet me përqindje sa del dhe e shohim që nuk ka me qenë rezultati si i zgjedhjeve të kaluara që mundet me qeverisë vet. VV-së i duhet një partner me kalu 50 për qindëshin, me pas  një qeverisje stabile. Vijat e kuqe kanë qenë budallakia më e madhe e skenës sonë politike. VV del e para, LDK-në mundet me kërku me marr në pushtet, por për LDK-në është vetëvrasje politike, njëjtë ndodhë edhe me PDK”, është shprehur ai.

Po ashtu Demhasaj ka komentuar edhe koalicionin e sotëm të lidhur mes AAK-së dhe NISMA-s, duke thënë se ky koalicion u jep partive fuqi duke rezultuar me diku 130 mijë vota e numër më të madh të deputetëve.

“Është matematikë shumë e thjeshtë. Së pari ky është koalicion i natyrshëm sepse ka ekzistuar edhe në të kaluarën, dhe kur ka ekzistuar nuk ka reflektuar negativitet as te elektorati i AAK-së, as te ai NISMA-s. Koalicioni ka qenë edhe në vitin 2017-të. Pra NISMA dhe AAK kanë pasur bashkëveprim të tyre politik afatgjatë. Matematikisht i bie që nëse AAK-ja i ka pasur në dy palë zgjedhjet e fundit rreth 90 mijë vota, edhe Fatmir Limaj nëse e përcjell në rezultat dhe përkundër që në zgjedhjet e fundit i ka pasur 2.5 ose 2.7 për qind, por megjithatë bashkë më AKR-në në numër të votave ka qenë mbi 40 mijë vota. Brumi elektoral i NISMA-s nuk ka rënë nën 40 mijë vota, sepse edhe e udhëheq një komunë, Malishevën e udhëheq. 90 mijë vota që i ka AAK dhe 40 mijë të NISMA-s e çon në 130 mijë të votave e rrit si koalicion, i jep fuqi më të madhe ne numër më të madh të deputeteve”, është ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat