Vjen shkarkimi i parë në Minierën e Trepçës, pas aksidentit me 12 të lënduar

Aktuale

Vjen shkarkimi i parë në Minierën e Trepçës, pas aksidentit me 12 të lënduar

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Bahri Karaça është shkarkuar nga pozita e drejtorit të minierës së Trepçës.

Shkarkimi i tij erdhi si pasojë e ngjarjës së djeshme ku u lënduan 12 minatorë nga rrjedhja e acidit sulfurik brenda minierës.

Dje u raportua se Karaça i doli në ndihmë minatorëve të lënduar, e që në lajthitje kishte rënë edhe menaxhmenti.

Përmes një komunikate theksuan se ”ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore Bahri Karaqa kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.

Por që në të vërtetë, të lënduarit ishin ndihmuar nga vetë minatorët. Këtë e kanë pohuar minatorët gjatë prononcimeve nëpër media të ndryshme.

Në vend të Karaçës, në pozitën e drejtorit të minierës është emëruar Shyqri Sadiku.

Shyqri Sadiku është emër i njohur për minatorët, pasi që për një kohë të gjatë kishte drejtuar minierën dhe sindikatën e minatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat