PSD ftohet nga AAK-Nisma në koalicion, refuzon për çështje “konceptuale dhe ideologjike”

Aktuale

PSD ftohet nga AAK-Nisma në koalicion, refuzon për çështje “konceptuale dhe ideologjike”

Më: 19 janar 2024 Në ora: 06:42
Natyra Kuçi

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar ftesë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për “koalicion parazgjedhor” por se kanë refuzuar për arsye “konceptuale dhe ideologjike”.

Kështu ka thënë Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.

“PSD-ja ka marrë ftesë nga AAK-ja që t’i bashkohet koalicionit AAK – NISMA, por që është refuzuar nga ana jonë. Fillimisht e falenderojmë AAK-në për këtë ftesë, por refuzimi jonë është konceptual dhe ideologjik. Gjithashtu, ne si subjekt politik gjykojmë që, një koalicion strategjik që synon vetëm përfaqësim më të lartë në kuvend, nuk është i nevojshëm.

Situata aktuale politike ka nevojë për një kundërshtim me akternativë që ofron zgjidhje karshi situatave të krijuara tashmë nga Qeveria Kurti”, ka thënë ajo.

Mbrëmë AAK dhe Nisma kanë lidhur koalicion parazgjedhor teksa kanë lënë të hapur bashkimin edhe nga subjektet e tjera politike, organizata, por edhe nga “fraksione” të pakënaqurish brenda partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat