Këta janë dy personat që u arrestuan për rënien e kulmit në objektin e Komunës së Prishtinës

Aktuale

Këta janë dy personat që u arrestuan për rënien e kulmit në objektin e Komunës së Prishtinës

Më: 22 janar 2024 Në ora: 17:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se janë arrestuar dy persona që lidhen me rastin e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” me 18.01.2024.

Insajderi ka mësuar se personat e arrestuar janë Behxhet Baftjaraj – personi përgjegjës I kompanisë ndërtuese  “NBT-ING” dhe tjetri është zyrtari i Komunës së Prishtinës, Ylber Jashari.

Prokuroria përmes njoftimit për media tha se në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B

Prishtinë, 22 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat