Askush nga PDK nuk mori pjesë në promovimin e librit për Hashim Thaçin, Çitaku del me një sqarim

Aktuale

Askush nga PDK nuk mori pjesë në promovimin e librit për Hashim Thaçin, Çitaku del me një sqarim

Më: 23 janar 2024 Në ora: 19:48
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se as zyrtarët e kësaj partie e as familjarët s’kanë marrë ftesë nga organizatorët që inauguruan librin e autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger për ish-presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çitaku ka thënë se promovimin e librit e mësuan nga mediat.

“Sot, përmes mediave jemi njoftuar se para ca ditësh, në Tiranë, është promovuar libri që ka për kryepersonazh  presidentin Hashim Thaçi, “Shtet i ri, burrë shteti modern”, i autorëve Roger Boyes dhe Suzy Jagger”, ka deklaruar ajo.

“…Megjithatë, për hir të sqarimit të opinionit, mungesa e pjesëmarrjes së zyrtarëve tanë në këtë aktivitet të vlefshëm, përtej çdo aludimi tjetër, ka të bëjë vetëm me një fakt shumë më të thjesht: As Kryetari, as Kryesia, as deputetët e Grupit Parlamentar, nuk kanë marrë ftesë apo njoftim për të qenë prezentë në këtë ngjarje.  Madje as familjarë apo miq të afërm”, vijon reagimi.

“Përndryshe, një ftesë e tillë do të ishte e mirëseardhur dhe gjithsesi se do të haste në një përgjigje pozitive te secili prej nesh në PDK. Shpresojmë shumë që një ngjarje e ngjashme të organizohet së shpejti edhe nëpër qytete tjera, sepse, ky libër, mbi të gjitha, ka një vlerë të veçantë dhe meriton të shpërndahet dhe diskutohet për të gjithandej trojeve shqiptare”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat