Statovci: Buxheti i Kosovës është rritur për 1 miliard euro në këtë mandat qeverisës

Aktuale

Statovci: Buxheti i Kosovës është rritur për 1 miliard euro në këtë mandat qeverisës

Më: 24 janar 2024 Në ora: 00:26
Jeta Statovci

Deputetja nga Lista Guxo në Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, ka thënë se janë dyfishuar të hyrat e korporatave në Kosovë.

Statovci ka thënë se buxheti i Kosovës ka shënuar rritjen më të madhe brenda këtij mandati qeverisës.

“Për dy vjet e gjysme buxhetit të Kosovës i janë shtuar rreth 1 miliardë euro më shumë. Nëse e shohim në kronologji, buxhetit të Kosovës i janë dashur më shumë 10 vjet me ju shtuar 1 miliard euro. Kemi rritje të hyrave në ATK dhe në Doganë. Kjo nënkupton se po i kontribuohet shtetit  nga të gjitha bizneset dhe ato më pas janë të konkurrushme me njëra tjetrën”, ka thënë Statovci.

Ajo ka thënë tanimë më  shumë ka barazi në zhvillim ekonomik dhe që kjo sipas saj, nënkupton që qytetarët të jenë më të konkurrueshëm dhe pastaj kjo mundëson edhe zhvillim

“Ne shohim që edhe raportimet e Bankës Botërore dhe FMN-së paraqesin Kosovën si një vend me potencialin më të madh në raport me rritjen ekonomike për vitin përcjellës për shumë aspekte si në raport me sundimin e ligjit, si në raport me stabilitetin e institucioneve financiare, stabilitetin e sektorit bankar, borxhin publik më të ulët të cilin e kemi pasur ndonjëherë”, ka thënë Statovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat