Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkolla, mirëpritet nga mësimdhënësit dhe nxënësit në Podujevë

Aktuale

Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkolla, mirëpritet nga mësimdhënësit dhe nxënësit në Podujevë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 19:01
Ilustrim

Telefonin nga një shkurti mund të përdoret vetëm jashtë objekteve shkollore.

Ky vendim për ndalimin e posedimit të t këtij mjeti gjatë procesit mësimor vlen për nxënësit, mësimdhënësit, stafin profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës.

Ky lajm u dha nga kryetari Shpejtim Bulliqi të mërkurën.

Teksa për këtë vendim, nxënësit e gjimnazit “Fan Noli” janë njoftuar në hyrje të objektit shkollor.

Për nxënësen e klasës së 11-të, Medina Ukën, ky vendim është i drejtë.

Ajo thotë se nuk e ka përdorur shpesh as kur nuk ka qenë i ndaluar.

Edhe profesori Veton Jaha e ka mirëpritur ndalimin e tyre , pasi sipas tij përdorimi i telefonave e ka ulur interesimin në orë.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle, Fatmir Emini tregon se si do të zbatohet ky vendim në shkollën që ai udhëheq.

Emini tregon se çka ndodhë nëse pas një shkurti përdoren celularët.

Ky vendim nga kryetari Bulliqi ka ardhur pas vrasjes së 18-të vjetarit në Komunën e Podujevës, Lulzim Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat